Alona Eltari është blogere e njohur, e cila sfidon veten në çdo udhëtim që ndërmerr. Përtej dashurisë që ka për natyrën, ajo e sheh këtë si një dëshirë për t’i shpëtuar realitetit dhe të gjejë një botë të re ndoshta më të bukur, aty ku njeriu bëhet njësh me natyrën.
CMG: Alona e ke testuar veten se sa e do sfidimin e natyrave të vështira?
Alona Eltari: Po, e kam sfiduar dhe e kam provuar që e kam shumë qejf. Kam sfiduar natyra të vështira dhe çdo herë në çdo ngjitje është parë si arritje për mua. Pasioni shpesh të kthehet në aktivtietin më të rëndësishëm në jetë sepse të pëembush. Ndaj dhe unë e testoj dhe sfidoj veten në ngjitje shumë të larta.
CMG: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj... Keni qenë një fëmijë që i preferonit sfidat?
Alona Eltari: Ka qenë babai im ai që më ka rrëfyer gjithmonë mbi udhëtimet që ka bërë dhe që mund të bëja edhe unë. Kam qenë diku 9 ose 10 vjeç dhe motra ime 4 ose 5 vjeç dhe ata ishin shumë skeptikë nëse do ja dilnim ne apo jo. Së pari kemi ngjitur malin e "Sari Salltikut" në qytetin e Krujës. Janë keto kujtime që më bëjnë mua jetën edhe me të bukur.
CMG: Dy pikat më të larta të maleve që ke ngjitur cilat janë?
Alona Eltari: Dy pika kanë qenë Mali i Korabit dhe Mali i Olimpit, këto dy majat më të larta. Të dyja eksperienca për të cilat mund të flas gjatë.
CMG: Çfarë të bën të ndihesh mirë me natyrën?
Alona Eltari: Në fakt janë ngjyrat ato që më relaksojnë. Ngjyra jeshile dhe blu psikologjikisht ndikojnë tek mendja e njeriut për të qenë më pozitive. Kur jam afër natyrës nuk e kam më mendjen që të jem në stres apo të mendoj për gjëra jo të mira. Duket sikur i dorëzohem ngjyrave dhe e përjetoj atë moment si më të bukurin. Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm ndaj duhet të kujdesemi për të. Më mirë se nëpërmjet udhëtimeve s'mund ta bëjmë.
CMG:Ju keni ngjitur malin e Olimpit. A ka qenë një eksperienc
ë e vështirë?
Alona Eltari: Po ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, por shumë e vështirë njëkohësisht sa i përket terrenit. Sepse pjesa e sipërme e malit është e zhveshur dhe shkëmbore. Vjen si shkallë- shkallë e ndoshta për një gabim të vogël ti përfundon në humnerë, kështu që duhet të jesh shumë e kujdesshme.
CMG: Çfarë e bën të veçantë malin e Olimpit?
Alona Eltari: Mali i Olimpit në vetvete është tepër i veçantë, por edhe më të veçantë e bën fakti që ka pasur një shtëpi malore mbi 2mijë metra lartësi dhe nuk ka pasur energji elektrike. Dritat iknin që në orën 10:00 dhe dëshironim apo jo ne ishim të detyruar të karikonim telefonat dhe të qëndronim larg teknologjisë, sepse këtë ta obligon gjendja në të cilën ndodheshim.
Në malin e Olimpit vinin njerëz nga e gjjthë bota sepse të gjjthe donin të provonin veten në formën më sfiduese të mundshme
CMG:Mali i Olimpit ka 52 maja dhe gryka të thella. A është e vërtetë?
Alona Eltari : Po është e vërtetë. Olimpi është i njohur në mitologjinë greke si shtëpia e perëndive greke, në majën Mytikas. Mali Olimp është gjithashtu i njohur për florën e pasur. Ai ka qenë një Park Kombëtar, i pari në Greqi, që nga viti 1938. Të gjithë njerëzit duan ta vizitojnë dhe po të shkosh në malin e Olimpit synimi është të vizitosh 3 pikat më të larta.
Intervistoi Megi Latifi