Pas një pauze të vogël rikthehet futbolli në Itali ,dhe e bën një gjë të tillë në mënyrën më të mirë të mundshme.Dy rivalët kryesorë për titull deri tani, Interi dhe Milani, përplasin brirët të shtunën në orën 18:00 në një prej derbeve më të shumëpritur.Një fitore e Interit do ti jepte një goditje fatale shpresave të kuqezinjve për titull,ndërsa nëse ndodh e kundërta, kampionati do të futej në një rrjedhë interesante. Nuk pritet të kenë problem në përballjet e tyre 2 rivalët e kryesuesve ,Napoli dhe Atalanta, që luajnë respektivisht ndaj Venezies dhe Cagliarit.Juventusi që bëri goditjen e madhe të merkatos dimerore me Dusan Vlahovic do të ndeshet të dielën në mbrëmjë kundër Veronës.Një nga ndeshjet më të bukura të javës është dhe ajo mes Fiorentinës dhe Lazios të shtunën në orën 20:45.

La Liga,Barcelona-Atletico Madrid supersfida e fundjavës

Barcelona-Atletico Madrid do të jetë kryendeshja e kësaj fundjave në La Ligën spanjolle.Si rrallëherë në vitet e fundit këto dy skuadra e shohin veten shumë larg vendit të parë dhe objektivi kryesor është të sigurojnë një vend mes 4 më të mirëve të kampionatit që shkojnë sezonin e ardhshëm në Champions Lige.Kryesuesit e Realit te Madridit presin në “Berbabeu” Granadën,një përballje e lehtë në letër.Rivalët e Sevilles do të luajnë në një transfertë të vështirë si ajo e Osasunës në Pamplona.Pas 22 javësh kampionat,Reali udhëheq me 50 pikë,4 më shumë se Sevilla.

Christian Eriksen rikthehet në fushat e blerta,firmos me Brentford

Tashmë është zyrtare: Christian Eriksen do të rikthehet që të luajë në fushën e blertë në Premier League.Mesfushori ka gjetur skuadrën e tij të re në ditën e fundit të merkatos së janarit, pasi ka firmosur me Brentford deri në fund të sezonit aktual. Në akord do të përfshihet edhe opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2023, gjithmonë nëse Eriksen paraqitet mirë.Pasi prishi me konsensus kontratën me Interin, 29-vjeçari danez do të bëhet lojtari i parë në historinë e kampionatit anglez që do të luajë me defibrilator. Lojtari ofensiv pësoi një arrest kardiak në sfidën e dytë të Euro 2020, atë mes Danimarkës dhe Finlandës. Mesfushori ka vendosur defibrilator në zemër dhe gjatë kësaj periudhe ka kryer kontrolle të shumta. Doktorët kanë dhënë miratimin e tyre dhe Eriksen është gati të rikthehet në fushë për të ndihmuar ekipin e ri për të qëndruar në Premier League dhe për t’u rikthyer në kombëtare.

Amerika e Jugut,4 skuadra në luftë për 2 vendet që të çojnë në Botëror

Eleminatoret e Amerikës së Jugut për Kupën ë Botës janë futur në ethet e ndeshjeve të fundit.Ekuadori i vendit të tretë është në pozita më komode me 24 pikë ,7 më shumë se vendi i gjashtë që mbahet nga Kolumbia,që për momentin mbetet jashtë Botërorit.Ekuadori do të udhëtojë në Peru për një transfertë të vështirë kundër mbajtësve të vendit të katërt me 20 pikë.Uruguaji i vendit të pestë ka një ndeshje të lehtë kundër Venezuelës dhe është e dënuar për të fituar pasi një hap falls do të ishte fatal.E gjithë lufta do të bëhet për vendin e pestë,që të siguron një vend në playoffin interkontinental.Kundershtarët më poshtë Uruguajit,si Kili dhe Kolumbia, kanë ndeshje shumë të vështira në transfertat respektive të Bolivise dhe Argjentinës.Të gjitha ndeshjet e raundit të 16-të të këtyre kualifikueseve luhen në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë,me orën shqiptare.

Përcaktohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës

Burkina Faso-Senegal dhe Kamerun-Egjipt do të jenë dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës.Salah me shokë vuajtën shumë ndaj Marokut, por pas 120 minutash lojë triumfuan me shifrat 2-1. Sulmuesi i Liverpoolit ishte vendimtar ne këtë sukses të Egjiptit pasi shënoi një gol dhe dha asistin e finalizimit të fitores.Edhe shoku i tij i skuadrës tek “The Reds”, Sadio Mane, arriti gjysmëfinalen.Senegali i udhëhequr nga ai mundi në çerekfinale 3-1 Guinenë Ekuatoriale.Mane kontribuoi me një asist,ndërxa golat u shënuan nga Diedhiou, Kouyate dhe Sarr.Fillimisht në 2 Shkurt do të përcaktohet finalisti i parë nga dueli Burkina Faso-Senegal, ndërsa gjysmëfinalja tjetër Kamerun-Egjipt do të luhet 24 orë më vonë.

Tenis,Djokovic ruan vendin e parë në rënditjen e përgjitshme

Pas përfundimit të grand slam-it Australian Open, është publikuar renditja e re e tenistëve edhe pse në përgjithësi nuk ka ndryshime të mëdha. Kjo për faktin se vjet ky turne u zhvillua në muajin shkurt, ndaj heqja e pikëve të atyre që munguan këtë vit do të bëhet në mesin e muajit që vjen. Kështu, te meshkujt, Novak Djokovic ruan kreun, por tashmë ka më pak se 1000 pikë diferencë ndaj finalistit Daniil Medvedev. Fiton një pozicion në rënditje spanjolli Rafael Nadal, fitues në Melburn, që ngjitet në vendin e pestë. Ndërkohë që, Roger Federer, zbret në vendin e 30-të (nuk luan prej 7 muajsh). Te femrat, në vendin e parë qëndron tenistja australiane Ashleigh Barty, që fitoi në Melburn. Ajo ka mbi 2500 pikë epërsi ndaj bjelloruses Sabalenka, ndërkohë që në vendin e tretë ngjitet çekja Krejcikova. Pesë pozicione fiton polakja Iga Sëiatek, e katërta, ndërkohë që humbet 4 pozicione Muguruza.Më poshtë ju sjellim rënditjen e përgjithshme.