Luiza Gega pas suksesit ne Manchester (Foto:facebook)
Luiza Gega konfirmon edhe një herë se është ajo mbretëresha e atletikës shqiptare. Atletja do përfaqësojë Shqipërinë në Botërorin e Atletikës, duke siguruar normën pjesëmarrëse në garën e 3000 metrave në sallat e mbyllura të zhvilluara në Manchester të Anglisë. Sportisja jonë siguroi vendin e dytë, duke bërë më mirë se norma që duhet për kualifikim.Gega e përfundoi garën me kohën 8:47.53 teksa norma ishte 8:49.00. Gega ka qenë në vendet e para të garës, duke e diktuar atë, me garueset e tjera që kanë mbetur pas. Kampionati Botëror i sallave të mbyllura do të zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.