Kombetarja kineze e futbollit të femrave ka mbërritur në Mumbai të Indisë ku do të zhvillohet Kupa e Azisë 2022. Turneu, i cili do të mbahet nga 20 janar deri më 6 shkurt, ka 12 ekipe pjesëmarrëse të ndara në tre grupe. Kina është në Grupin A së bashku me Taipein kinez, Iranin dhe Indinë pritëse. Kina do të luajë ndeshjen e saj të parë kundër Taipeit kinez më 20 janar, dhe pastaj do të ndeshet me Iranin dhe Indinë respektivisht më 23 dhe 26 janar. Pesë ekipet më të mira të turneut kualifikohen për Kupën e Botës 2023 që do të zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re. Vendi i gjashtë dhe i shtatë do të sigurojnë një biletë për në raundin play-off të kualifikueseve të Kupës së Botës.