Foto: VCG
Ekipi kinez i futbollit për femra gjendet në Mumbai, Indi, për Kupën Aziatike të Femrave AFC 2022, njofton “Xinhua”.
Turneu, i cili do të zhvillohet nga data 20 janar deri më 6 shkurt, ka 12 ekipe pjesëmarrëse të ndarë në tre grupe. Kina është në Grupin A së bashku me Taipein kinez, Iranin dhe Indinë mikpritëse.
Kina do të luajë ndeshjen e saj të parë kundër Taipeit kinez më 20 janar dhe më pas do të takohet me Iranin dhe Indinë më 23 dhe 26 janar respektivisht.
Pesë skuadrat më të mira të turneut mund të kualifikohen për Kupën e Botës për Femra FIFA Australi-Zelandë e Re 2023. Vendi i gjashtë dhe i shtatë do të hyjnë në raundin e playoff-it të kualifikueseve të Kupës së Botës.
Lista e 23 femrave të "Trëndafilave të çelikut", nën drejtimin e trajnerit të ri Shui Qingxia, përfshin sulmueset yje Wang Shuang dhe Tang Jiali. Veteranet Li Ying, Zhao Lina dhe Li Jiayue gjithashtu janë rikthyer në skuadër. (Fatosi)