Ylli botëror i tenisit, Novak Djokovic korri një sukses të parë me padinë e tij në gjykatë kundër refuzimit të hyrjes në Australi. Por nëse ai do të marrë pjesë në “Australian Open” kjo nuk dihet, shkruan “Deutche Welle”.
Djokovic pati sukses me padinë kundër refuzimit të hyrjes së tij në Australi nga autoritetet e vendit. Kështu vendosi një gjykatë të hënën në Melburn. Por se cilat do të jenë pasojat për pjesëmarrjen e Djokovicit në turneun e tenisit, “Australian Open” që zhvillohet pas një jave është ende e paqartë.
Qeveria australiane kishte bërë më parë të ditur, se në rast të një shfuqizimi të refuzimit të udhëtimit, do të ndërmarrë hapa të tjerë për t'i pamundësuar Djokovicit vizën. Këtë e bërë të ditur, avokati i qeverisë, Christopher Tran, në fund të seancës, shkruan agjencia e lajmeve, “Dpa”.
Rasti Djokovic prej ditësh është vendosur në fokus të raportimit të mediave. 34-vjeçarit të mërkurën e kaluar në mbrëmje iu mohua hyrja në aeroportin e Melburnit. Sipas autoriteteve australiane ai nuk arriti të paraqiste dokumentet e nevojshme për një leje speciale mjekësore për të hyrë në Australi edhe pa vaksinën anti-Covid. (Fatosi)