Foto: man.city
Manchester City fitoi thellë 6-3 ndaj Leicesterit dhe u shpall kampione dimri.Citizens realizuan katër gola për 25 minuta. De Bruyne, Mahrez, Gundogan dhe Sterling ishin ata që tronditën “Dhelprat”. Miqtë gjithsesi nuk u dorëzuan, pasi e hapën ndeshjen për një moment. Maddisson, Lookman dhe Iheanacho realizuan tre gola për 10 minuta. City nuk mund t’i linte të festonin gjatë dhe Laporte realizoi golin e pestë, para se të bënte të njëjtën gjë edhe Sterling tre minuta nga fundi. Chelsea i vendit të tretë fitoi me përmbysje 1-3 në një transfertë të vështirë si ajo e Aston Villës. Pas tre muajsh, Romelu Lukaku u kthye te goli dhe shënoi kundër ekipit të fundit që kishte gjetur rrjetën në Shtator.Arsenali vijon me serinë e fitoreve, e katërta radhazi, dhe këtë herë mposhtën 5-0 skuadrën e Norwich. Saka la shenjë me dy gola të realizuar, kurse të tjerët i shënuan Tierney, Lacazette me penallti dhe Smith Rowe.Tottenham ngjitet në vendin e pestë, pas fitores 3-0 kundër Crystal Palace. Harry Kane,Son dhe Lucas Moura ishin autorët e golave.