Song Qiwu (Foto:reuters)
Si një nga tre kërcyesit kinezë të skive që janë kualifikuar për Lojërat Dimërore të Pekinit 2022, 20-vjeçari Song Qiwu i lindur në Sichuan ka si objektiv kryesor ngritjen e Kinës në një sport të dominuar nga perëndimi në skenën olimpike. Idhulli i tij eshte Su Bingtian,sprinteri kinez që u kualifikua në garën e famshme të sprintit 100 m në Lojërat Olimpike të Tokios. "Shpresoj se do të mund të bëj performancën time më të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, një mundësi që të vjen një herë në jetë, ashtu siç beri Su në garat e atletikës”u shpreh ai. “Qëllimi im është të ngjitem në nivelin më të lartë në botë në këtë sport dhe kam marrë mjaft motivim nga Su për ta bërë këtë”, shtoi Song, i cili fitoi pjesëmarrjen në Pekin 2022 duke siguruar pikë të mjaftueshme në rënditje pas një seri garash ndërkombëtare të skive.