Zhang Haidi(Foto: china daily )
Kryetarja e Federatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Kinës Zhang Haidi, e cila është gjithashtu presidente ekzekutive e Komitetit Organizativ të Pekinit për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore 2022, u tha mediave se përgatitja ka ecur pa probleme dhe organizatorët janë gati për të mirëpritur atletë nga e gjithë bota. Zhang tha se sportet e Lojërave Paralimpike Dimërore janë zhvilluar me shpejtësi që kur Kina fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave. Përpara kesaj, ne kryenim vetëm dy nga gjashtë sportet olimpike dimërore dhe numri i atletëve Paralimpikë Dimëror në Kinë është rritur nga më pak se 50-te, në mbi 1000-jë aktualisht. Atletët kinezë do të marrin pjesë në të gjashtë ngjarjet sportive në Paraolimpiadën Dimërore” u shpreh Zhang për mediat.