Milani kundër Napolit përfundoi me një pafundësi polemikash pasi arbitri Davide Massa anuloi një gol të Franck Kessie për pozicion jashtë loje të Giroud. Ky vendim ka hapur shumë polemika me mediat italiane që ndahen në dy fronte, ku disa specialistë thonë se ishte gol i rregullt, ndërsa pjesa tjetër thonë të kundërtën.Kështu, eksperti i arbitrave të DAZN, Luca Marelli tha se ishte i befasuar që u mor ai vendim duke e konsideruar si të padrejtë. Të njëjtin mendim ndan edhe La Gazzetta dello Sport që e vlerësoi arbitrin me notën 4.5. Megjithatë, prestigjiozja italiane shkruan se rishikimi në sistemin VAR ishte i drejtë, por anulimi i golit jo, pasi Giroud nuk ndërhyri në aksion.Nga ana tjetër, Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport, ofrojnë një pamje të ndryshme të situatës. Madje, Corriere shkroi se gjyqtari i VAR-it, Di Paolo,i shpëtoi ndeshjen Massas me thirrjen e tij.Gazeta shpjegoi pikëpamjen e saj për incidentin, duke shkruar se kishte kontakte mes Giroud dhe mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus dhe se ish-sulmuesi i Chelsea lëvizi këmbët duke u përpjekur të prekte topin. Prandaj pozicioni i tij jashtë loje duhej të konsiderohej aktiv.

Manchester City feston Krishtlindjet në vendin e parë

Manchster City do të festojë Krishtlindjet në krye të renditjes së Premier League për herë të tretë në historinë e saj.Në dy rastet e tjera skuadra ka arritur të fitojë titullin kampion në fund të sezonit.Me fitoren e arritur në transfertë përballë Newcastle 0-4, Manchester City koleksionoi fitoren e 34-të në kampionat në vitin 2021, duke vendosur një rekord të ri në 5 ligat kryesore të Europës, për fitoret e arritura nga një skuadër gjatë një viti kalendarik.Liverpool është ndalur pas gjashtë fitoreve radhazi. Tottenham ishte një kockë e forte dhe ky duel përfundoi në barazim 2-2. Kështu Liverpool shikon rivalët e Manchester City të shkëputen me tre pikë.Nga ana tjetër, Çelsi hodhi përsëri një hap fals, ku nuk arriti të shkojë më shumë se barazimi pa gola kundër Ullvërhempton.

Bayerni shkëputet në krye të rënditjes, Lewandovski thyen rekordin e Muller

Bayern Munich nuk ndalet dhe i shkakton humbjen e pestë radhazi skuadrës së Wolfsburg. Dominimi total i bavarezëve u shpërblye me një triumf me rezultatin 4-0.Gerd Muller, i cili tashmë nuk jeton më, nuk e ka më të tijin rekordin e golave brenda një viti kalendarik në Bundesliga.Pas 59 vitesh Robert Lewandowski e ka thyer rekordin e legjendës së Gjermansië dhe Bayern Munich.Dortmund ka bërë një hap fals në luftën për titullin kampion në Bundesligë. Verdhezinjtë humbën në mënyrë të papritur ndaj Herta Berlin në transfertë.Dortmundi kaloi në avantazh në pjesën e parë me Brandt. Në pjesën e dytë Herta bëri përmbysjen e madhe duke shënuar tre herë.

Liga e Kombeve do të ndryshoje formatin, shtohen Brazili dhe Argjentina

Liga e Kombeve mund të kthehet në një Botëror të vogël. Kjo është ideja e fundit revolucionare që vjen nga UEFA dhe Conmebol, për t’i dhënë më shumë rëndësi këtij kompeticioni.Lajmin e ka bërë të ditur numri dy i UEFA-s Zbigniew Boniek. Ai tha se në Nations League do të përfshihen edhe 6 ekipet më të mira të Amerikës së Jugut për të pasur përballje edhe më shumë emocionuese. “Kjo është Liga e Kombeve e fundit që do të luhet në këtë format. Ne patëm një takim me Conmebol dhe nga viti 2024 ekipet e Amerikës së Jugut do t’i bashkohen turneut. Çfarë formati do të jetë? Ne po punojmë për të. Kalendari kombëtar është i kufizuar. kështu që nuk ka shumë hapësirë për manovrim”.Formula e re do t’u garantojë akses të menjëhershëm gjashtë kombëtareve më të mira të Amerikës së Jugut ku mes tyre do të jenë edhe Brazili dhe Argjentina. Katër të mbeturit pritet t’i bashkohen Ligës B. Afrimi i parë mes dy federatave do të bëhet më 1 qershor, kur Italia dhe Argjentina, kampione kontinentale, do të përballen në Londër.

Phoenix skuadra më në formë e NBA, Lakers humbasin përsëri

Phoenix Suns nuk di të ndalet dhe mban kryesimin në NBA pasi mposhti me rezultatin e thelle 137-106 Charlotte Hornets. Los Angeles Lakers ndërkohë, kanë humbur sërish, këtë herë nga Chicago Bulls. DeMar DeRozan ishte i pandalshëm pasi shënoi 38 pikë në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 115-110. LeBron James ndërkohë shënoi 7 pikë më pak se DeRozan. Humbje edhe për Miami Heat dhe Memphis Grizzlies. Miami u mposht në transfertë nga Detroit Pistons me rezultatin 100-90. Nga ana tjetër Portland Trail Blazers ishte ekipi që mposhti Grizzlies me rezultatin 105-100.Fitore ka arritur edhe Sacramento Kings që mposhti me rezultatin 121-114 San Antonio Spurs në një ndeshje ku shkëlqyen Buddy Hield, Tyrese Haliburton dhe Dejounte Murray. Ndërsa Minnesota Timberwolves mposhti 111-105 Dallas Mavericks.

Tenis, Rublev triumfon në Abu Dhabi

Andrey Rublev ka fituar turneun “Mubadala World Tennis Championship”, pasi ka mposhtur 2-0 Andy Murray në finalen e madhe të Abu Dhabit.Rusi ka fituar 6-4 setin e parë, ndërsa seti i dytë ka qenë më i luftuar dhe Murray është dorëzuar vetëm pas “tie-break” ne shifrat7-6 .Shapovalov ka mposhtur më herët Rafael Nadal në finalen e vogël të turneut, duke siguruar vendin e tretë në Mubadala 2021. Rusi ka fituar 2-1 përballë spanjollit një ndeshje të luftuar.Si Nadal edhe Murray rikthehen të luajnë pas një kohe të gjatë, pasi kanë qenë problemet fizike që i kanë detyruar që të mungojnë në disa evente të rëndësishme të tenisit botëror.