Izmir Smajlaj është kampion i kërcimit së gjati. Ai ka lindur në mars të vitit 1993 në qytetin e Shkodrës. Sportin e ka nisur në moshën 9 vjeçare, duke u angazhur si fillim me futbollin. Një profesor i tij e spikati mes shumë fëmijëve të shkollës dhe ishte ai i cili këmbënguli që të ushtronte atletikën në palestër, duke parë cilësi shumë të mira tek ky lloj sporti.
Izmir Smajlaj
Ndërsa ushtronte këtë sport, Izmiri filloi të hiqte dorë nga shumë gjëra që bënin bashkëmoshatarët e tij, pasi kishte një regjim ushqimor dhe kohor gjithashtu. Ai bënte shumë orë stërvitje në mëngjes dhe pasdite, pasi duhet të arrinte objektivat e vendosura. Në moshën 16 vjeçare Izmiri u klualifikua në një eveniment ndërkombëtar për të rinjtë në Turqi, ku u rendit në vendin e parë.
Izmir SMAJLAJ (foto Ecotouralbania )
Izmir Smajlaj është shpallur Kampion Kombëtar, Ballkanik dhe ai më i rëndësishmi fitues i Medaljes së Artë në Europianin e Atletikës në Beograd. Kjo është medalja e parë në një garë të madhe Atletike për Shqipërinë, ku ka vendosur një rekord të ri kombëtar dhe personal, duke u hedhur në 8.03 metra. Në vitin 2017 ai u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani. Izmiri ka marrë pjesë dy herë në Lojrat Olimpike, në Rio në vitin 2016 dhe në Tokio në vitin 2020 ku u rendit i nënti.
Përgatiti Sava Lena