Manchester United mori një pikë kundër kryesuesve të Premier League duke ndalur në barazim 1-1 Chelsean. Blutë e Londrës e dominuan ndeshjen me lojë e me raste, por të vetmin gol e realizuan me penallti. Jorginho ndëshkoi “Djajtë e kuq” dhe vendosi baraspeshën, pasi United kishte realizuar në minutën e 50-të me Sanchon.Manchester City vazhdon serinë e rezultateve pozitive në Premier Ligë dhe falë suksesit 2-1 përballë West Ham ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Premier Ligës Angleze. Një gol i Gundogan në minutën e 33-të të sfidës ka zhbllokuar këtë sfidë,ndersa Fernandinho ka vulosur fitoren e vendasve në minutat e fundit të takimit.Goli i Lanzinit për miqtë ka vlejtur vetëm për statistika. Liverpool fitoi 4-0 kundër Southampton .“The Reds” zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, falë dygolëshit të Diogo Jota dhe Thiago Alcantara.Në pjesën e dytë pati festë për Virgil Van Dijk, i cili rikthehet pas më shumë se një viti te goli në kampionat.
Reali i Madridit mund Seviljën dhe shkëputet në krye të rënditjes
Real Madrid ka fituar një nga ndeshjet më të vështira në kampionatin spanjoll, pasi mundi me rezultatin 2-1 skuadrën e Sevilla me përmbysje. Rafa Mir shënoi pas 12 minutash për skuadrën nga Andaluzia, që e nisi mirë takimin. Real Madrid u kundërpërgjigj me anë të të zakonshmit Benzema duke barazuar,ndersa për të shkuar tek fitorja duhej goli i Vinicius Junior në minutën e 87-të. Karim Benzema kalon Thierry Henry dhe bëhet golashënuesi më i mirë francez në histori me vetëm një klub (361 gola).Xavi mori fitoren e dytë në stolin e Barcelonës,këtë herë në një transfertë të vështirë si ajo e Villarealit.Katalanasit triumfuan 1-3,me autorë të golave De Jong,Depay dhe Coutinho. Atletico Madrid ka triumfuar ndaj Cadiz 4-1 dhe është ngjitur në vendin e dytë, pas humbjes që Real Sociedad pësoi kundër Espanyol. Rivalët e tyre, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, shpërtheu në pjesën e dytë. Lemar, Griezmann dhe Correa i çuan shifrat në 0-3, para se të reagonte Lozano.Më vonë Atletico shënoi edhe të katërtin me Cunha.
Dëmtimi i Neymar prish festën e Psg-së
PSG ka fituar në transfertë me rezultatin 3-1 kundër St Etienne dhe vazhdon marshimin në krye të Ligue 1.Vendasit kaluan të parët në avantazh por më pas pësuan 3 gola.Kapiteni Marquinos realizoi një dopietë, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Di Maria.Messi ishte një prej më të mirëve në fushë në këtë duel pasi dha tre asistet e golave. Festa e PSG u prish disi në minutën e 84-t, kur Neymar u dëmtua rëndë dhe u detyrua të lërë fushën e lojës mes lotëve. 0-1 ka përfunduar ndeshja Montpellier-Lyon, me ekipin mik që rikthehet pas tre muajsh të marrë tre pikë në transfertë në kampionatin francez të futbollit.Golin e fitores e realizoi Lucas Paqueta në minutën e 21-të. Një gol i spanjollit Pol Lirola çerek-ore para fundit i mjaftoi Marseille-s për t’u rikthyer te fitorja në Ligue 1, pasi në një Velodrome të boshtasisur për shkak të dënimit nga komsioni i Disiplinës në Francë, skuadra e argjentinasit Jorge Sampaoli mposhti 1-0 Troyes duke u ngjitur në vendin e 4-t të renditjes me 26 pikë, por edhe me një ndeshje më pak.
E rrallë,Belenenses sfidoi Benfikën me vetëm 9 lojtarë në dispozicion
Pandemia Covid-19 na ka mësuar të shohim çudira të shumta në dy vitet e fundit, por kjo e fundjavës që lamë pas është padyshim më e veçanta. Skuadra e kampionatit portugez, Belenenses është goditur rëndë nga koronavirusi dhe ka pasur në dispozicion vetëm 9 lojtarë përpara ndeshjes me Benfikën, megjithatë për federatën e futbollit në vend nuk kishte asnjë problem.Klubit i është refuzuar kërkesa për shtyrjen e ndeshjes dhe është detyruar që të zbresë në fushë me vetëm 9 futbollistë gjithsej, dy prej të cilëve ishin portierë . Me dy lojtarë më pak dhe pa asnjë tjetër në stol, padyshim që do të ishte e komplikuar dhe Belenenses pësoi 7 gola në pjesën e parë. Belenenses mori vendimin që të braktisë ndeshjen dhe të mos rikthehet më për pjesën e dytë, pavarësisht rrezikut për penalizim nga ana e federatës.
Palmeiras mbret i Amerikës Latine
Palmeirasi mposhti Flamengon në finalen e Coppa Libertadores duke u kurorëzuar si mbretërit e Amerikës Latine për herën e dytë rradhazi.Finalja ishte spektakolare dhe u deshën 120 minuta për të shpallur fituesin.90 minutat u mbyllën në barazim 1-1 ndërsa në kohën shtesë Palmeiras gjeti golin e dytë me Daiverson. Kjo është hera e tretë që Palmerias fiton Copa Libertadores. Ata e kanë fituar më parë edhe në vitet 1999, dhe 2020.
Lakers mposhtin Detroit,LeBron njeriu i ndeshjes
Los Angeles Lakers mposhtën Detroit Pistons me rezultatin 110-106. LeBron James ishte fantastik me 33 pikë, 9 asiste e 5 rebound, ndërkohë që një ndihmë të madhe e dhanë edhe Anthony Davis (24 pikë, 2 asiste, 10 rebound) me Russel Westbrook (25 pikë, 9 asiste, 6 rebound). Fitore edhe për Boston Celtics, që likuidoi me rezultatin 109-97 skuadrën e Toronto Raptors. Një paraqitje e mirë si skuadër për Celtics, pasi 6 basketbollistë shënuan më shumë se 10 pikë.Memphis Grizzlies ishte skuadra tjetër që iu gëzua fitores, kundër Sacramento Kings me shifrat 128-101. Pheonix e mposhti Brooklyn me rezultatin 113-107. Edhe pse më shumë pikë në këtë takim shënoi Kevin Durant, plot 39 të tilla, vendasit nuk ia dolën dot të fitonin. Miami Heat ka mposhtur Chicago Bulls me rezultatin 107-104. DeRozan ishte njeriu i ndeshjes me 27 pikë, ndërkohë që Caruso dhe Vincent shënuan respektivisht 22 dhe 20 pikë. Washington Wizards vazhdojnë ecurinë pozitive pasi mposhtën Dallas Maveriks me rezultatin 120-114. Ndërkohë që në kohën shtesë, Houston Rockets mposhti Charlotte Hornets në një ndeshje me shumë emocion. Rezultati përfundoi në 146-143 për Houston, me Christian Wood që shënoi 33 pikë personalisht.