Foto nga ndeshja Inter-Napoli (Gazzeta dello sport)
Supersfida e javës së 13-të të Serie A ka parë Interin të dalë me tre pikët. Zikaltërit mposhtën me rezultatin 3-2 Napolin, duke i shkaktuar kështu edhe humbjen e parë ekipit të Spalletit. Ndeshja filloi mirë për Napolin që gjeti golin në minutën e 17-të me Piotr Zielinski.Megjithatë Interi përmbysi gjithçka me Calhanoglu,Perisic dhe Lautaro. Mertens me një supergol rihapi sfidën, dhe më pas skuadra e tij pati 2 raste të pastra për gol në kohën shtesë,por pa mundur të barazojë takimin.Humbja e parë këtë sezon edhe për bashkëkryesuesit e kampionatit, Milanin,që u mund 4-3 nga Fiorentina.Në fakt, Milani e dominoi pothuajse të gjithë takimin dhe bëri gjithçka vetë,duke i dhuruar dhe gola kundershtarëve.Dopieta e Zlatan Ibrahimovic është një lajm i mirë për kuqezinjtë, me suedezin që po rigjen formën e tij. Juventusi ka arritur të marrë tre pike shumë të vlefshme në transfertën e vështirë të kryeqytetit ndaj Lazios. Ekipi i Allegrit shfrytëzoi në maksimum rastet që ju dhanë , dhe fitoi 2 penallti që u kthyen në gol nga Bonucci.