Zhou Guanyu (autosport)
Piloti 22 vjecar Zhou Guanyu ka hyrë në histori pasi do të jetë i pari kinez që do të garojë në Formula 1.Skuderia Alfa Romeo Racing zyrtarizoi lajmin që Zhou do të jetë pilot i tyre në sezonin e ardhshëm dhe shok skuadre do të ketë yllin e Mercedesit Valteri Bottas. “Të garoja ne F1 ka qenë gjithmonë ëndrra ime, dhej am shumë i emocionuar që më në fund do ta realizoj.Dua të falenderoj të gjithë tifozët që kanë ndjekur garat e mia dhe më kanë mbështetur,"u shpreh Zhou në një intervistë për China Daily. Frederic Vasseur, drejtori i ekipit të Alfa Romeo Racing, është gjithashtu i sigurt në të ardhmen premtuese të Zhou në F1 dhe ai shpreson se përfshirja e Zhou do të ndihmojë për të tërhequr më shumë tifozë kinezë në ekip."Është kënaqësi të mirëpres Zhou Guanyu në Alfa Romeo Racing Orlen. Ai është një pilot shumë i talentuar, siç kanë treguar rezultatet e tij në F2, dhe ne mezi presim ta ndihmojmë talentin e tij të lulëzojë edhe më shumë në Formula 1," tha Vasseur. Debutimin e tij Guanyu do ta bëjë në cirkuitin e Bahreinit që do të jetë gara e parë e sezonit tjetër.