Logo e federates se volejbollit (facebook)
Janë luajtur takimet e javës së 8-të të Superligës në volejboll për meshkuj.Ekipi i Tiranës fitoi 3-0 ndaj Skënderbeut në kryeqytet,duke forcuar edhe më shumë pozitat në krye të klasifikimit.Ndeshje e dominuar nga bardheblutë, që i fituan setet me lehtësi 25-11,25-23,25-16.Humbet sërish skuadra e Partizanit, që u mund 3-1 nga Erzeni,duke dorëzuar edhe vendin e dytë.Sfida e luajtur në Durrës nisi më mire për kryeqytetasit,që fituan 25-18 setin e parë. Më pas vjen përmbysja e shijakasve, që luajnë më mirë dhe fitojnë tri setet e tjera: 25-20, 25-21, 25-21.Fitore surprizë arriti Studenti, që mundi 3-1 Vllazninë në Shkodër dhe rihap garën për një vend në katërshe. Ndërsa Teuta, mundi 3-0 Farka Volley (25-18, 25-20, 25-11).