Foto nga ndeshja Bylis-Apolonia (bylis facebook)

Foto nga ndeshja Bylis-Apolonia (bylis facebook)

Bylisi tregon se është skuadra më e mirë e Kategorisë së Parë, pasi kalon me sukses edhe derbin përballë Apolonisë. Një gol i Qardakut nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 36-të të sfidës ka vulosur rezultatin përfundimtar 1-0 të kësaj përballjeje. Bylisi arrin fitoren e 9-të në po aq ndeshje të luajtura dhe konsolidon pozitat e tij në krye të renditjes.Erzeni ka marrë një fitore me peshë në Berat, përballë një rivali direkt si Tomori. Një gol i Raboshtës sapo fillon pjesa e dytë ka vulosur fitoren 1-0 të shijakasve.Taulant Marku ka mposhtur i vetëm Burrelin.Sulmuesi shënoi një tregolësh dhe i dha një fitore me vlera Korabit ne derbin përballë Burrelit.Pogradeci mposhti minimalisht 1-0 Lushnjën, ndersa Besa fiton 1-0 me debutuesit e Maliqit.