Foto nga ndeshja Partizani-Laci (Sportzona)
Teuta dhe Partizani janë dy emrat e mëdhenj të këtij sezoni që u futën si pretendentë kryesorë, por prej javësh janë në krizë rezultatesh. Partizani në javën e fundit u ndal përsëri në një barazim, kësaj rradhe ndaj Laçit me rezultatin 1-1. Ekipi i Ilir Dajës ia doli të rikuperojë nga një humbje e mundshme në “AirAlbania”, pasi e pa veten në disavantazh deri në minutën e 79-të. Julian Shehu zhbllokoi sfidën me një 11-metërsh për miqtë, ndërsa Partizani barazoi me Tedi Caren. Teuta nuk ia doli të mundë Skëndërbeun në sfidën e zhvilluar në Kamëz. Korçarët kaluan të parët në avantazh, por Lorenco Vila përmbysi gjithçka me dy golat e tij. Skënderbeu reagoi dhe barazoi rezultatin me Bajramin 12-të minuta para përfundimit të takimit.