Pingpongistët kinezë e amerikanë do të bashkohen për ndeshjen e dyshes së përzier në Kampionatin Botëror të Pingpongut që do të zhvillohet nga 23 deri më 29 nëntor në Hjuston, tha të hënën Federata Ndërkombëtare e Pingpongut.
Pingpongistët kinezë Lin Gaoyuan dhe Wang Manyu do të jenë partnerë përkatësisht me pingpongistët amerikanë Lily Zhang dhe Kanak Jha.
Kjo do të jetë hera e parë që Kampionati Botëror i Pingpongut zhvillohet në SHBA. Në kampionatin e këtij viti do të ketë pesë kategori: ndeshjet individuale e dyshe për meshkuj e femra dhe dyshe e përzier.
Kina do të përfaqësohet me 11 pingpongistë elitarë, duke përfshirë numrin një në botë për meshkuj Fan Zhendong dhe numrin një e numrin dy në botë për femra Chen Meng dhe Sun Yingsha.
“Është kënaqësi të jem në mesin e pingpongistëve më të mirë të botës në Hjuston. Të gjithë pingpongistët janë shumë të fortë dhe uroj që të gjithë të arrijnë rezultatin më të mirë," tha Chen Meng pas hedhjes së shortit të ndeshjeve. (Fani)