Erjon Bogdani lindi në Tiranë më 14 prill të vitit 1977. Pasioni i tij për futbollin nisi që në moshën 7–vjeçare ku merrte pjesë në të gjitha garat e shkollës “Avni Rustemi”. Edhe pse familja e tij dëshironte që t’i jepte më shumë prioritet mësimeve se futbollit, ai nuk ju nda pasionit të tij dhe në moshën 10 vjeçare kaloi te ekipet zinxhir të “Partizanit” ku ra në sy talenti i tij. Në vitin 1994 Erion Bogdani nisi karrierën si profesionist në ekipin e “Partizanit” ku qëndroi për tre vite, duke shënuar 21 gola.
Erion Bogdani (Wikipedia shqip)
Karrierën e tij jashtë vendit Erioni e nisi në Truqi pranë ekipit turk “Gençlerbirligi”, ku në 11 ndeshje shënoi nga një gol, duke kaluar më pas në Kroaci me ekipin “NK Zagreb”, ku shënoi 8 gola.
Në vitin 2000 Erion Bogdani vazhdoi karrierën e tij futbollistike në Itali, ku luajti në Serinë A dhe B me ekipet si Rexhina, Salernitana, Verona, Siena, Kievo, Livorno dhe Cezena, duke shënuar 73 gola.
Bogdani (La Citta di Salerno)
Ndeshjen e parë me kombëtaren shqiptare Erjon Bogdani e luajti në vitin 1996 dhe në vitin 1999 shënoi golin e tij të parë me kombëtaren, në miqësoren kundër Maqedonisë. Ai shënoi 15 gola me ekipin kombëtar dhe golin e tij të fundit e shënoi kundër Luksemburgut, duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë të kombëtares shqiptare.
Erjon Bogdani (Foto nga google)
Erioni u martua me italianen Rosela, e cila është në profesion avokate dhe kanë një djalë që quhet Alessandro. Në moshën 36 vjeçare Erjon Bogdani e la futbollin dhe nisi kurset e trajnimit. Ai ka punuar si zbulues talentesh në kombëtaren shqiptare, ku u emërua nga Federata Shqiptare e Futbollit, por dhe trajner i kombëtares së të rinjve U19 të Shqipërisë.
Përgatiti Sava Lena
Erio Bogdani me familjen (Fast News)