City ka veshur me ngjyrat blu qytetin, pasi mposhti me rezultatin 2-0 rivalët e përjetshëm të United në derbin e Manchesterit. Ekipi i Guardiolës e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar të dy golat dhe në total ishte dominues absolut i 90-minutëshit.Hap falls i papritur për kryesuesit e Chelsea-t.Blutë u surprizuan nga Burnley në “Stamford Bridge”,që u mori një barazim 1-1. Pavarësisht kësaj ndalese, Chelsea vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit, por tashmë Manchester City është vetëm 3 pikë larg. West Ham United po befason këtë sezon në Premier League. “Çekiçët” mposhtën skuadrën e Liverpool me rezultatin 3-2 dhe u ngjitën në vendin tretë në kampionat. Arsenali konfirmon momentin e mirë që po kalon në kampionat dhe merr fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë, pasi ka mposhtur 1-0 Watfordin në “Emirates Stadium”. Antonio Conte nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në debutimin e tij në Premier Ligë me Spurs. Tottenhami ka barazuar 0-0 në transfertë përballë Evertonit.
Interi skuadra italiane që ka përfituar më shumë nga Champions League
Uefa Champions League ka shpërndarë fitimet e para për ekipet që kanë marrë pjesë. Për sa i përket ekipeve italiane, është Interi ai që dominon fitimet, ndërkohë që për Milanin nuk ka ardhur asnjë bonus.Siç raportohet nga Calcio e Finanza, Federata Evropiane e Futbollit u pagoi klubeve shumat e grumbulluara në tre ndeshjet e para të fazës së grupeve.Nga gjithsej 284.55 milionë euro, katër klubet italiane, Inter, Milan, Atalanta dhe Juventus, arkëtuan gjithsej rreth 36 milionë euro. Klubi ziklatër është ai që ka arkëtuar më shumë ,11.73 milionë euro.Juventus është në vendin e dytë me 8.4 milionë euro. Kjo vjen edhe falë rezultateve të mira që Zonja e Vjetër ka arritur deri tani në fazën e grupeve.Atalanta është në vendin e tretë në Itali me 7.73 milionë euro. Ekipi i Gasperinit ka lënë pas Milanin i cili ka grumbulluar gjithsej 6 milionë euro. Sakaq, Milani nuk ka përfituar asnjë bonus nga Uefa për shkak të rezultateve të dobëta deri më tani në fazën e grupeve.
Bagnaia triumfon në Portugali,Ducati skuderia kampione
Ducati është shpallur skuadra kampione për konstruktorë në MotoGp, pas garës në Çmimin e Madh të Portugalisë. Francesco Bagnaia mori një fitore të madhe në këtë garë, pasi e nisi nga vendi i parë dhe nuk e lëshoi për asnjë moment kryesimin. Italiani përfitoi edhe nga rrëzimi i kampionit të ri të botës Quartararo.Në vendin e dytë u ngjit Joan Mir me Suzuki, i ndjekur nga australiani Jack Miller në shkallën më të ulët të podiumit. Një ditë për t’u harruar edhe për Valentino Rossin që e mbylli garën në vendin e 13.
NBA,Lakers humbasin përsëri pa Lebron James
Pa Lebron James,LA Lakers pësojnë një tjetër humbje, kësaj radhe në Portland përballë skuadrës vendase.Portland fituan 105-90 duke dominuar të gjithë përballjen. Të dyja skuadrat kanë 5 humbje dhe 5 fitore në 10 takime të luajtura këtë sezon. Philadelphia fiton supersfidën e Konferencës së Lindjes kundër Chicagos 114-105,ndersa Denveri mposhti me veshtiresi Houstonin 95-94. Golden State mposht Houstonin dhe ngjitet e vetme në krye të Konferencës së Perëndimit, falë edhe humbjes së Utah në Orlando. Milwaukee pëson humbjen e 5-të në 6 ndeshjet e fundit, pasi mposhtet në Washington. Fitojnë edhe Miami, Dallas dhe Phoenix që mposhtin respektivisht Utah, Boston dhe Atlanta.
Djokovic “mbreti” i ri i Parisit
Novak Djokovic ka mposhtur 2-1 Daniil Medvedev në finalen e Masterit të Parisit dhe fiton për herë të 6-të në karrierë këtë turne. Serbi, numri 1 në renditjen botërore, ka marrë hak ndaj rusit, që e mposhti shtatorin e kaluar në finalen e US Open.Medvedev ka nisur më mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë 6-4, por Djokovic reagon duke fituar setin e dytë 6-3. Në setin e tretë serbi ka luajtur më mirë dhe ka arritur ta fitojë 6-3, duke fituar kështu gjithë takimin 2-1. Serbi tregoi edhe njëherë se ky është një nga trofetë e tij të preferuar.
Saul Canelo Alvarez shkruan emrin e tij me gërma të arta në historinë e boksit
Saul “Canelo” Alvarez ka shkruar historinë e peshave super të mesme në boks, duke unifikuar rreth vetes të gjithë titujt e kësaj kategorie, pasi mposhti Caleb Plant në raundin e 11-të në Las Vegas, pas vendimit të arbitrit për të ndërprerë ndeshjen.Në një sfidë që u dominua nga fillimi deri në fund nga boksieri meksikan, “Canelo” e ka rrezuar disa herë në tapet amerikanin Plant. Falë kësaj fitoreje, e 57-ta në 60 ndeshje, meksikani ka marrë edhe brezin e IBF, që deri tani mbahej nga kundërshtari.Saul “Canelo” Alvarez qe numeron vetem 2 barazime dhe 1 humbje ne karriere është bërë boksieri i parë në peshat e mesme që fiton të gjithe titujt e kësaj kategorie, pasi më parë kishte fituar titullin në kategoritë WBA, WBC dhe WBO.