Foto: ATSH
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Edoardo Reja ka bërë publike tashmë listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Anglisë dhe Andorrës.
Lista ka pak ndryshime nga grumbullimi i fundit në tetor. Në kombëtare rikthehen Albi Doka dhe Qazim Laçi. Do të mungojë për shkak dëmtimi Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në ndeshjen që kombëtarja zhvilloi ndaj Hungarisë në Budapest.
Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës. Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në fushën e kësaj të fundit. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Andorrën. (Fatosi)