Foto: ufc.com

Foto: ufc.com

Të dielën e 7 Nëntorit rreth orës 4 të mëngjesit me orën shqiptare, zhvillohet një nga eventet më të shumëpritura të botës së UFC-së.Në kartën “UFC268” do të zhvillohen dy duele titulli spektakolare,Kamaru Usman kundër Colby Covington dhe Rose Namajunas përballë kinezes Zhang Weili.Zhang e humbi titullin e kampiones së botës përballë Rose pak muaj më parë, dhe tani për të është mundësia e revanshit,për tu bërë përsëri numri një në peshat e lehta për femra.Nuk është më pak emocionuese në këtë event as përballja mes Michael Chandler dhe Justin Gaethje.Ndërkohë në eventin e kaluar “Ufc267”, që u mbajt në Abu Dhabi më 30 Tetor,kinezi Li Jinliang u mund me “submission” nga Khamzat Chimaev,ndërsa vlen të theksohet që Glover Teixeira u bë kampioni i ri i botës në peshat e rënda, pasi mundi polakun Jan Blachowicz.