Fb-Kf Tirana
Tirana nuk di të ndalet duke fituar edhe klasiken e Shqipërisë. Pasi mundi Laçin, Teutën dhe Partizanin, bardheblutë triumfuan edhe kundër Vllaznisë 0-2. Xhixha dhe Seferi ishin autorët e dy golave, dhe ndonëse Tirana luajti me 10 lojtarë për rreth 20 minuta,ishte ajo që rrezikoi më shumë për të thelluar avantazhin. Hapin e Tiranës e mban Kukësi, që nuk mund të quhet më një surprizë. Verilindorët mundën Dinamon në kryeqytet me një gol të Edi Basa. Partizani nuk fiton përsëri dhe zhytet në krizë totale.Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 përballë Egnatias në stadiumin “Air Albania”.Mirel Josa debutoi me fitore në stolin e Laçit,që mundi 2-0 në shtëpi Skënderbeun.Pas shtatë javëve të para Tirana udhëheq me 17 pikë,tre më shumë se Kukësi,dhe pesë më shumë se Teuta e vendit të tretë.