Fshati Olimpik Dimëror(Foto: VCG)
Fshati Olimpik Dimëror për Lojërat Olimpike pritet të hapet më 27 janar 2022, deklaroi Zhang Jiandong, zv/kryetar i bashkisë së Pekinit dhe zv/kryetar ekzekutiv i Lojëra Olimpike Pekin 2022 (BOCOG), në një konferencë për shtyp në kryeqytetin kinez, citon “Xinhua”.
"Vitin e ardhshëm, më 27 janar, Fshati Olimpik Dimëror do të jetë i hapur për të mirëpritur të gjithë pjesëmarrësit e Lojërave nga e gjithë bota", -tha Zhang.
"Për momentin, Kina ka 29 ekipe kombëtare stërvitore në sportet dimërore me 480 atletë që po përgatiten për Lojërat Olimpike Dimërore”, - tha Li Yingchuan, zëvendësdrejtor i Administratës së Përgjithshme Shtetërore të Sportit në Kinë.
Fshati Olimpik Dimëror(Foto: VCG)
Li tha se Kina ishte e angazhuar vetëm në dy të tretat e 109 eventeve të Lojërave Dimërore kur Pekini u përzgjodh për të pritur Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në vitin 2015, ndërsa tani Kina do të përpiqet për të marrë pjesë në të gjitha disiplinat.
Sipas Li, megjithëse shumë skuadra kineze nuk kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë, atletët janë stërvitur për të gjitha kategoritë, duke u përpjekur për të dhënë më të mirën e tyre në Pekin 2022.
Gjithashtu, zyrtarët kinezë thanë se do të ketë masa të rrepta kundër Covid-19 për pjesëmarrësit e Lojërave të Pekinit. (Elona)