Armando Broja nuk po njeh limite në ngjitjen e tij në karrierë.Shansin që i dha trajneri I Southampton,sulmuesi kuqezi e ka kapur me të dyja duart.Broja realizoi golin e dytë në sfidën e dytë si titullar në elitën e futbollit anglez. 20-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 50-të të përballjes ndaj Burnley-t, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit të tij.Sulmuesi i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim të lehtë që do ta mbajë jashtë sfidës kundër Chelsea në “FaCup”.Edhe Ernest Muçi,talenti tjetër shqiptar,ka gjetur vazhdimësinë me Legian e Varshavës duke marrë shumë minuta.Në fundjavën që lamë pas Muçi shënoi një gol shumë të bukur në transfertë kundër Piast Gliwice. Për sulmuesin e “Shqipërisë U21” ky ishte goli i tretë në kampionatin polak këtë sezon.