Kina fitoi dy medalje të arta në stafetën e përzier 2,000 metra dhe garat e stafetave 3,000 metra për femra, në ditën e fundit të serisë së patinazhit me shpejtësi të shkurtër,në Kupën e Botës 2021-22 ,që ndalesën e radhës e kishte në Pekin. Skuadra e Kinës, e përbërë nga Fan Kexin, Zhang Yuting, Ren Ziwei dhe Wu Dajing, në finalen e stafetave të përziera në 2000 metra la pas Hollandën,ndërsa në vendin e tretë u rëndit Koreja e Jugut.Në stafetën 3000 metra për femra, skiatoret kineze Fan Kexin, Guo Yihan, Qu Chunyu dhe Zhang Yuting,lanë pas rekordmenet botërore të Hollandës ndërsa shkalla e fundit e podiumit edhe në këtë garë shkoi për Korenë e Jugut.Ndalesa e rradhës e këtij Botërori do të jetë në Nagoya të Japonisë në datat 28-31 Tetor.