Foto:VCG

Foto:VCG

Qendra koordinuese për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022 ka qenë në funksionim të plotë për gati një muaj gjatë veprimtarive testuese në tetë objekte të ndeshjeve dhe garave që janë duke u zhvilluar dhe do të zgjasin deri në fund të vitit 2021.

Qendra është përgjegjëse për bashkërendimin e informacionit midis të gjitha njësive të punës, dërgimin e komandave dhe monitorimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Ditë e natë në këtë qendër, dhjetëra pjesëtarë të stafit monitorojnë nga afër vendet e konkurrimit dhe objektet e tjera të veprimtarive testuese përmes një ekrani të madh me katër ndarje.

E para ndër to do të tregojë gjendjen e çdo objekti, e dyta do të përmbajë informacion mbi veprimtaritë, garat e akomodimet, e treta do të përdoret për t’u koordinuar me vendet, qendrat e tranzitit dhe hotelet, dhe e fundit është një ndërthurje e dhjetëra burimeve të drejtpërdrejta të siguruara nga Shërbimi Olimpik i Transmetimit.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Operacionet në qendër janë gjithashtu pjesë e testimit, ndërsa stafi mbledh përvojë dhe bëhet gati për Lojërat Dimërore që do të nisin pas rreth 100 ditësh. (Çang Çuo)