Ole Gunnar Solskjaer vazhdon të ketë besimin e pakushtëzuar të drejtuesve të Manchester United. Edhe pse ka grumbulluar vetëm 1 pikë në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, stoli i tij nuk po lëkundet ende pasi te Djajtë e Kuq besojnë se norvegjezi do të ketë aftësinë për të ringritur skuadrën dhe për ta udhëhequr drejt një sezoni të suksesshëm.Në vendin e gjashtë dhe me pesë pikë larg Chelsea-t kryesues, Solskjaer do të ketë detyrën e vështirë për të grumbulluar sa më shumë pikë në 5 sfidat e radhës mes Premier Leauges dhe Championsit që do të jenë një “bombë” e vërtetë.Të mërkurën Manchester United do të presë Atalantën në Old Trafford, ndërkohë që në kampionat në fundjavë do të luajë derbin e Anglisë ndaj Liverpoolit për të vazhduar me transfertën ndaj Tottenham në 30 tetor, sfidën në Bergamo ndaj Atalantës në Champions sërish në 2 nëntor dhe derbin e zjarrtë ndaj Manchester City-t të Pep Guardiolës 4 ditë më vonë. 5 sfida zjarri në harkun e 3 javëve për Djajtë e Kuq që do të shërbejnë edhe si testi gjeneral për Solskjaer.
Barcelona bën detyrën në shtëpi përballë Valencias
Barcelona është rikthyer te fitorja pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Atletico Madrid. Katalanasit mundën me rezultatin 3-1 Valencian në një ndeshje të dominuar kryesisht nga ekipi i Koeman.Ishte Valencia ajo që e hapi siparin e golave me anë të Gaya që në minutat e para të takimit. Megjithatë,Barcelona reagoi mjaft mirë duke shënuar tre gola me Ansu Fatin,Depayn dhe Coutinhon.Sevilla ka arritur një fitore minimale 1-0 këtë javë ndaj Celta Vigo. Ekipit të Lopetegui i ka mjaftuar goli i Mir për t’u kthyer në shtëpi me tre pikët.LaLiga vendosi të shtyjë ndeshjet Granada-Atletico Madrid dhe Real Madrid – Athletic Bilbao, çka gjeneroi irritimin e Federatës së Futbollit dhe ka pasur shumë polemika në Spanjë.LaLiga e ka konsideruar të drejtë vendimin për të shtyrë ndeshjet e skuadrave që kanë lojtarë amerikano-jugorë, të impenjuar me kombëtaret respektive deri të premten , ndërsa Federata ishte e shqetësuar për ngjeshjen e kalendarit dhe nuk e konsideroi numrin e mungesave si të mjaftueshëm për të justifikuar shtyrjen.
Bundesliga,Bayerni dhe Dortmundi marrin fitoret e rradhës
Bayern Munich ka shpartalluar ekipin e Bayer Leverkusen me rezultatin 5-1 në shtëpinë e këtyre të fundit. Ekipi i Julian Nagelsmann e nisi vrullshëm takimin duke shënuar pesë gola në 37 minuta.Për bavarezët shënuan nga dy gola Levandovski dhe Gnabry ,ndërsa gjeti rrugën e rrjetës edhe Muller.Dortmundi mbajti hapin e Bayernit teksa mundi Mainzin me rezultatin 3-1. Ishte Marco Reus që hapi siparin e golave ndërsa më pas volusi gjithçka me dopietën e tij i përhershmi Erling Haland.
Psg nuk njeh rivalë në kampionatin francez
Psg mori fitoren e nëntë në 10 ndeshje në Ligue 1 dhe për këtë i është dashur të përmbysin Angers.Danilo fillimisht dhe Mbappe me një penallti përmbysën gjithçka duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tyre.Marsejë ka arritur një fitore 4-1 ndaj Lorient. Ekipi i Jorge Sampaoli u përgjigj shumë mirë pas dy disfatave të fundit në kampionat ndaj Lens dhe Lillë.Lyoni vuajti jo pak përballë Monacos, gjithsesi në fund ia doli të merrte fitoren e katërt sezonale, që e ngjit në vendin e pestë me 16 pikë, 11 në pak se kryesuesit e PSG-së. 2-0 triumfoi skuadra e drejtuar nga Peter Bozs, që me gjithë dominimin në zotërimin e topit dhe rastet e krijuara, ia doli ta zhbllokonte rezultatin vetëm në minutën e 75-të me 11-metërshin e shndërruar në gol nga Ekambi,ndërsa më pas mbylli llogaritë me golin e Jason Denayer.
Studimi i fundit,Haland futbollisti më i shtrenjtë në botë
Haland kalon Mbapen dhe bëhet futbollisti me vlerën e kartonit më të lartë në botë.Në këtë përfundim ka dalë KPMG Football Benchmark, një platformë interaktive që kryen analiza të thelluara të biznesit të Futbollit.Kartoni i talentit norvegjez qëështë shndërruar në makineri golash tek Borusia e Dortmundit, vlen 144.2 milionë euro, duke zhvendosur në vendin e dytë Mbapenë,i cili vlerësohet 5 milionë euro më pak, pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG.Në vendin e tretë rënditet Harry Kane me 121.2 milione,pas tij vijnë fantazisti I United Bruno Fernandes me 118 milionë dhe Lukaku e Neymar me 115 milionë.Listën “Top 10” e plotesojnë me një diferencë të ngushtë nga njëri-tjetri mes 114 dhe 110 milionëve ,Frenkie de Jong, Kevin De Bruyne ,Marcus Rashford dhe Jadon Sancho.
Shembet tribuna në Hollandë,momente paniku tek tifozët
Në kampionatin hollandez pati momente paniku në përfundim të ndeshjes mes Nec Nijmegen dhe Vitesse, e vlefshme për javën e 9-të, që u fitua nga miqtë me rezultatin 1-0.Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Vitesses kanë shkuar për të festuar suksesin, e firmosuar nga një gol i Nikolai Frederiksen, poshtë tribunës ku ishin vendosur tifozët e tyre.Mbështetësit e kësaj skuadre po festonin duke kënduar kore dhe duke kërcyer, kur papritur tribuna nuk mbajti më dhe u shemb. Për fat të mirë nuk pati të plagosur, por frika ishte e madhe.