Në Tiranë të dielën u zhvillua një garë ndërkombëtare maratone, e ndërprerë prej disa kohësh për shkak të pandemisë së Covid-19.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën hapëse falënderoi të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe bota, ndërsa theksoi se Tirana tani është zyrtarisht e hapur.
"Ne jemi zyrtarisht të hapur dhe rikthimi i maratonës pas viteve mungesë është ndoshta shenja më e bukur e një Tirane që do t’i rikthehet normalitetit dhe jetës aktive", -tha Veliaj.
Në Maratonën e Tiranës morën pjesë rreth 2500 garues, prej të cilëve 1000 vinin nga vende të ndryshme të botës.
Fitues për meshkuj u shpall shqiptari Ilir Këllezi, ndërsa për femra Veretska Valentyna nga Ukraina.
Si fitues atyre iu dhanë me këtë rast edhe çmimet prej 5000 eurosh. (Fatosi)