foto nga VCG
Katari, në koordinim me FIFA-n, ka evakuuar gati 100 futbollistë dhe familjet e tyre nga Afganistani, konfirmuan zyrtarët në Doha.
Grupi fluturoi nga Kabuli në Doha me një avion që transportoi 357 pasagjerë të enjten, mes tyre shumë gra sportiste të përfshira në futboll në Afganistan.
Ishte fluturimi i tetë dhe më i madh i Katarit për evakuimin e udhëtarëve nga Kabuli që kur talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit në fund të gushtit, bën të ditur “Al Jazeera”.
Me të mbërritur në Katar, pasagjerët u transportuan në një strukturë komplekse që aktualisht strehon civilë të tjerë afganë dhe të evakuuar në perëndim të Dohas.
FIFA konfirmoi se luajti një rol në evakuimin e atletëve dhe familjeve të tyre pas negociatave komplekse dhe me mbështetjen e Katarit. (Irma)