Denisa Nelaj, apo siç njihet shkurt Dea e ka nisur sportin e saj të preferuar që në moshë të vogël. Duke u rritur ajo e pa bashketbollin jo vetëm si pasion, por edhe si një profesion. E nisi këtë sport në qytetin e saj të lindjes në Vlorë, ku u angazhua me ekipet e moshave deri në vitin 2013. Më pas vijoi me ekipin e basketbollit Tirana, si lojtare profesioniste. Ka qenë viti 2013 kur Denisa nisi eksperiencën si trajnere me ekipe të moshave të shoqatës “Probasket Invaders”.
Në vitin 2016 Denisa Nelaj u diplomua në Universitetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe dy vite më pas përfundoi studimet Master në Universitetin “Marlin Barlet” në Tiranë.
Në vitet 2018-2019 ka qenë zëvendës- trajnere e ekipit kombëtar të basketbollit të të rejave.
Denisa Nelaj tashmë po ecën me sukses në rrugën që ajo ka ndjekur që e vogël. Ajo ka marrë licensën për trajnimin e fëmijëve në basketboll, nga Federate Shqiptare e Basketbollit, ku me ekipet zinxhir nga U10 deri U16, për vajza dhe djem, ka marrë pjesë në turne të ndryshme si trajnere. Me ekipet e djemve U12 dhe U14 Denisa ka fituar disa vende të para në këto turne. Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në kampionatet kombëtare të basketbollit si trajnere e ekipit U16 për vajza.
Në turnetë ndërkombëtare të zhvilluara në Lutraki të Greqisë, si ndihmës trajnere e ekipeve U14 Denisa ka fituar dy vende të treta në vitet 2018-2019.
Që nga viti I diplomimit 2016 dhe deri më sot Denisa Nelaj vazhdon të japë mësim si mësuese e Eedukimit Fizik në shkollat jopublike Tiranë, pa ndalur pasionin e saj për sportin.
Përgatiti Sava Lena