Foto:VCG
Në një aktivitet testimi për Lojërat Dimërore Olimpike të Pekinit 2022 të zhvilluar të premten, sportistët holandezë dhe koreanojugorë ndanë katër medaljet e arta në patinazhin e shpejtë “China Open”.
Kjo është veprimtaria e parë testuese me sportistë ndërkombëtarë dhe do të mbulojë të gjitha objektet në tre zonat e lojërave në Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou, përpara festës olimpike globale që fillon në shkurt 2022.
Foto:VCG
“China Open”, që zgjat për tre ditë, përmban 12 kategori, dhe është fillimi i 15 serive të aktiviteteve testuese që do të zgjasin deri në fund të vitit, duke përfshirë sporte e disiplina si patinazhi, rrëshqitja me sajë dhe kërcimi me ski. (Jiang Lei)