Fury vs Wilder (espn)

Fury vs Wilder (espn)

Boksieri britanik Tyson Fury i ka bërë një apel presidentit amerikan Joe Biden, që të lejojë fansat e tij nga Anglia të vijnë në Amerikë për të ndjekur duelin që kampioni i botës në peshën e rëndë do të zhvillojë më 9 tetor ndaj Deontay Wilder.Kjo sfidë do të zhvillohet në Las Vegas.Shba ka ndaluar udhëtimet e qytetarëve britanikë për shkak të pandemisë, ndaj me shumë gjasa ata do të jenë të paktë në “T-Mobile Arena”, në një stadium me 20 mijë tifozë. “Kryqëzoj gishtat që në minutën e fundit presidenti Biden të lejojë mbështetësit e mi të vijnë në Las Vegas”, tha Tyson Fury. “Kam kërkuar që britanikët të “pushtojnë” Las Vegas atë ditë, siç ndodhi edhe në sfidën e dytë ndaj Wilder. Kjo është një sfidë e rëndësishme dhe do të ishte një fatkeqësi të zhvillohej pa fansat britanikë”, tha Fury, i cili është deri tani i pamposhtur në karrierën e tij.Ai do të mbrojë më 9 Tetor titullin e kategorisë WBC.