Australian Open (eurosport)
“Australian Open” do të jetë turneu i parë Slam, që do të lejojë të marrin pjesë vetëm tenistët e vaksinuar. Shteti i Victorias, kryeqyteti i të cilit është Melburni, ka vendosur që në territorin e tij të futen vetëm punonjës të autorizuar dhe të vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës anti-Covid.Kryeministri Dan Andrews, ka shpjeguar se sipas indikacioneve të Departamentit të Shëndetit, të gjithë ata që do të vijnë në Melburn duhet të marrin dozën e parë të vaksinës jo më vonë se 15 tetori, dhe dozën e dytë jo më vonë se 26 nëntori.Sipas asaj që raporton “Fox Sports Australia” në listën e personave që duhet të tregojnë çertifikatën e vaksinimit bëjnë pjesë “atletët profesionistë, punonjësit që bëjnë të mundur aktivitetin e tyre sportiv, personeli i televizioneve që transmetojnë atë sport”.Nuk do të mjaftojnë tamponët negativë për të zbritur në fushë pasi Australia ka theksuar se nuk do të ketë përjashtime nga këto masa për askënd.Edicioni i vitit 2022 në Melburn do të mbahet në datat 17 deri në 30 janar dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, “Australian Open” do të bëhet eventi i parë që lejon të marrin pjesë vetëm atletët e vaksinuar.