Milani mund Atalanten (Eurosport)
Supersfida e javës në Serine A italiane Atalanta-Milan, shkoi për kuqezinjtë që nuk dinë të ndalen në kampionat.Milani fitoi 2-3, por nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, pasi 2 golat e Atalantës erdhën vetëm në fund, dhe mes shumë polemikave. Calabria,Tonali dhe Leao ishin autorët e golave për kuqezinjtë. Napoli mban vendin e parë edhe pas kësaj jave me 7 fitore në po kaq ndeshje.Lozano dhe Rrahmani përmbysën avantazhin e Fiorentinës në “Artemio Franchi”. Interi mori një fitore me shumë karakter në transfertën e Sasuolos. Kampionët në fuqi fituan përsëri duke përmbysur gjithcka në pjesën e dytë ashtu si ndaj Fiorentinës. Berardi shënoi në pjesën e parë me penallti, ndërsa në të dytën përmbysën Dzeko dhe Lautaro Martinez. Ky i fundit ktheu në gol një 11-metërsh të fituar nga Dzeko. Juvetusi fitoi derbin e Torinos 1-0. Goli i Locatellit në fundin e ndeshjes i dha tre pikët bardhezinjve duke arritur kështu fitoren e tretë rresht. Ne sfidat e tjera,Lazio u shkërmoq në fushën e Bolonjës me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa Roma mundi Empolin 2-0.