Kategoria e Pare (fshf)
Në javën e katërt të Kategorisë së parë në Shqipëri spikati fitorja me goleadë e Burrelit 5-1 ndaj Besës. Fitore kanë gjetur edhe Shkumbini në fushën e vet ndaj Maliqit me rezultatin 3-1, Korabi ndaj Besëlidhjes 3-1, Lushnja ndaj Butrintit 1-0 si dhe Erzeni ka bërë detyrën ndaj Turbinës me rezultatin 3-1.Sakaq, Tërbuni ka arritur të marri një fitore me vlerë në shtëpinë e Apolonisë 1-0. Me pikë të plota ka dalë edhe Bylis nga transferta e vështirë e Pogradecit pas fitores 1-2. Ndërkohë që ndeshja e vetme e mbyllur në barazim këtë javë ka qënë Vora-Tomori, me rezultatin 1-1.Bylisi kryeson me pikë të plota pas 4 javësh kampionat dhe ndiqet nga Korabi, me dy pikë më pak. Shkumbini është i treti me 9 pikë.