Gjyshi, babai dhe nipi. Daniel Maldini vijoi të mbajë lart famën e familjes duke vënë rekord për gola që mbajnë të njëjtin mbiemër. Megjithatë, Maldinët nuk janë të parët që hedhin në fushën e lojës tri brezni. As në kampionatin italian. Përpara tyre këtë e ka bërë familja Kudiçini. I pari ishte Gulielmo që si mbrojtës koleksinoi 9 prezenca me Triestinën nga viti 1929 deri më 1934. Pas tij ishte radha e Fabios që si portier mbrojti portat e Udineses, Romës, Breshas dhe Milanit. Plot 339 prezenca në Serinë A për të, teksa i biri, Karlo, zbriti në fushë vetëm një herë me Lacion.Ky i fundit krijoi përvojë te Prato e Komo për të emigruar më pas në Angli ku me fanellën e Çelsit fitoi 6 trofe duke koleksionuar 212 prezenca, përpara se të kalonte në Amerikë ku mbylli karrierën te Los Anxheles Galaksi.
Bayerni vazhdon marshimin në kampionatin gjerman
Fitore e thjeshtë për Bayern Munich në transfertën ndaj Greuther Furth, ndeshje që i dha start javës së 6-të të Bundesligas. Bavarezët morën fitoren e 5-të rresht duke fituar jashte fushe 1-3.Dortmundi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga M’Gladbach dhe regjistroi humbjen e dytë sezonale. Pas javës së 6, Bundesliga kryesohet nga Bayerni i Mynihut me 16 pikë, i ndjekur nga Leverkusen e Wolfsburg me 13 dhe Borussia Dortmund në vendin e katërt me 12 pikë.
Psg nuk njeh rivalë në kampionatin francez
PSG nuk di të ndalet në Francë. Skuadra e Pochettino ka fituar ndeshjen e tetë radhazi, këtë herë ndaj Montpellier me rezultatin e pastër 2-0.Gueye ka realizuar që në minutat e para, ndërsa Draxler dy minuta nga fundi vulosigjithcka me golin e tij. Lyon ka vuajtur duke marrë vetëm një pikë kundër Lorient në shtëpi.Nice ka zhytur në vendin e fundit skuadrën e St Etienne, pasi e mundi 3-0 në transfertë dhe tani është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim. Fitore edhe për kampionët e Lille, që mposhtën 2-1 Strasbourg, me golat e sulmuesit David.
Hamilton fiton në Sochi,Verstappen i dyti
Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Rusisë, garën e 15 të kampionatit botëror të Formula 1.Ka qënë një garë e “çmendur” ajo në pistën e Sochi, që ka dhuruar emocione të shumta. Deçiziv në rezultatin final kanë qënë reshjet e shiut, që ranë në xhirot e fundit dhe ndryshuan totalisht rënditjen.Një garë spektakolare ka zhvilluar edhe Max Verstappen, që e mbylli në vendin e dytë, por kujtojmë që u nis nga vendi i fundit bashkë me Leclerc. I pafat piloti i Ferrarit, që u aksidentua 2 xhiro para përfundimit të garës.Shoku i tij i skuderisë Sainz zhvilloi një garë shumë të mirë dhe arrin të sigurojë një vend në podium.Gara për titullin kampion bëhet akoma më e fortë, pasi tashmë vetëm 2 pikë ndajnë Hamilton dhe Verstappen nga njëri-tjetri.
Tenis,skuadra e Europës triumfon në Laver Cup
Pas sukseseve në tre edicionet e mëparshme, skuadra e Europës fiton edhe edicionin e fundit të turneut të tenisit Laver Cup, duke mposhtur bindshëm skuadrën e Botës me rezultatin 14-1.Rezulati përfundimtar flet qartë, ku skuadra e Europës (e përbërë nga Medvedev, Tsitsipas, Zverev, Rublev, Berrettini, Ruud dhe rezervën Lopez) dominon nga fillimi deri në fund.Skuadra Europa kaloi në avantazh 3-1 në ditën e parë, në ditën e dytë i fitoi të katërta takimet, ndërsa e mbylli turneun duke fituar edhe ndeshjet dyshe ditën e tretë. Dyshja Rublev-Zverev mundi 2-1 dyshen Opelka-Shapovalov, duke i dhuruar titullin skuadrës së drejtuar nga Borg. Skuadra e Botës (e përbërë nga Shapovalov, Schwartzman, Auger-Aliassime, Opelka, Isner, Kyrgios dhe rezerva Sock) e drejtuar nga McEnroe, pëson humbjen më të thellë në historinë e turneut Laver Cup, turne që deri tani është fituar gjithmonë nga skuadra e Europës.
Boks,Joshua do të kërkojë revanshin ndaj Usyk
Boksieri britanik Anthony Joshua do të kërkojë menjëherë revanshin ndaj ukainasit Oleksandr Usyk, ndaj të cilit humbi titujt kampionë bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA, WBO). Lajmin e konfirmoi për mediat promotori i njohur i boksit Eddie Hearn, që është edhe menaxheri i Joshua. “Normale që Joshua do të kërkojë revanshin edhe pse sfida e dytë do të jetë e vështirë, duke parë besimin e madh që Usyk ka në forcën e tij. Këtë gjë e pamë edhe pas humbjes që Joshua pati ndaj Ruiz. Nuk do të humbasim kohë dhe do të kërkojmë revanshin”, u shpreh Hearn. “Në këtë sfidë të dytë do të jetë Usyk favorit dhe Joshua sfidanti, por ky është sporti dhe surprizat e tij. Joshua ka pësuar një dëmtim të vogël në sy dhe pas duelit mori mjekimin e parë në dhomat e zhveshjes. Ishte një sfidë e fortë për të dy. Gjithsesi, Joshua po mendon që tani për rikthimin në stërvitje”, tha Hearn.