Boksieri Florian Marku ka arritur të fitojë titullin kampion bote në peshat e mesme në federatën IBF, duke mundur me pikë pas 10 raundesh rivalin e tij ukrainas, Maxim Prodan.
Dueli i zhvilluar në “Tottenham Hotspurs Stadium” u dominua që nga fillimi nga boksieri shqiptar. Marku dha goditje të sakta për të marrë një fitore me një vendimi të ndarë me rezultatet 97-93 dhe 96-94, ndërsa gjyqtari i tretë dha në mënyrë të çuditshme 99-91 për Prodan.
Florian Marku e ka cilësuar ndeshjen si më të rëndësishmen në karrierën e tij. Në total boksieri shqiptar ka zhvilluar 10 ndeshje, ku ka fituar nëntë prej tyre, ndërsa njërën e ka mbyllur në barazim. (Fatosi)