Presidenti Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Kombëtare(Xinhua)
Ceremonni e hapjes, Xi'an(Xinhua)
Ceremonia e hapjes së Lojërave të 14-ta Kombëtare të Kinës u mbajt të mërkurën në Qendrën Sportive Olimpike të qytetit Xi’an të provincës Shaanxi në Kinën Veriperëndimore.
Presidenti kinez Xi Jinping ishte i pranishëm në ceremoninë e fillimit të Lojërave dhe shpalli hapjen e tyre.
Gjatë ceremonisë u zhvillua një stafetë pishtari nga gjashtë sportistë të shquar, duke përfshirë sprinterin që theu rekordin aziatik Su Bingtian dhe notarin Zhang Yufei, ndërsa sportistja që fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Tokios, Yang Qian, ndezi flakën kryesore.
Ceremonni e hapjes, Xi'an(Xinhua)
Volejbolistet në ndeshje ndërprovinciale(VCG)
Në këtë edicion të "Miniolimpiadës" së vendit, do të marrin pjesë mbi 12 mijë sportistë, duke përfshirë dhjetëra fitues të medaljeve të arta në Tokio, gjë që do të shtojë konkurrencën e ashpër në disa disiplina.
Lojërat që zgjasin nga 15 deri më 27 shtator, do të përfshijnë 595 kategori në 54 sporte, ndër të cilat në 410 kategori të 35 sporteve do të marrin pjesë sportistë profesionistë, kurse në të tjerat sportistë amatorë.(Zhang Yan/Artan)