Ëndrra e Novak Djokovicit për të fituar Grand Slamin US Open shuhet në finale. Nole mori një goditje të fortë nga Daniil Medvedev, i cili praktikisht ishte i përsosur në 2 orë e 17 minuta që zgjati dueli i fundit i këtij turneu, duke fituar 3-0 me sete, të gjitha me të njëjtin rezultat 6-4. Në stadiumin “Arthur Ashe”, në New York, Djokovic nuk ia doli të bënte të tijin Slamin e katërt të vitit 2021, që do ta shndërronte në lojtarin e tretë në histori që arrin të fitojë katër Grand Slam në një vit kalendarik.Djokovic, numri 1 në botë, me 20 turne Slam të koleksionuar deri më tani, ashtu si Federer dhe Nadal, u duk i pafuqishëm përballë rusit 25-vjeçar, që fitoi Grand Slamin e parë në karrierë.