Dyshja e përbërë nga kinezja Zhang Shuai dhe australianja Samantha Stosur triumfuan në turneun e tenisit US Open. Në finale mundën dyshen Coco Gauff dhe Catherine McNally 6-3, 3-6, 6-3. Zhang dhe Stosur treguan forcën dhe mirëkuptimin mes tyre në momentet kyçe të setit të tretë që vendosi edhe fituesin. Pas fitores,tenistja kineze theksoi se nuk ishte aspak e lehtë të triumfojë në Us Open. Ajo u shpreh shumë e lumtur që vazhon të luajë me Samantha Stosur dhe nënvizoi faktin që ky sukses do të thotë shumë për to.