Me zero pikë ne dy ndeshjet e para në fazën finale të kualifikueseve të zonës aziatike, Kombetarja e Kinës tani ka nevojë të madhe për një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e saj të pakta për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar. Trajneri Li Tie këmbëngul se humbjet ndaj Australisë dhe Japonisë që janë dy skuadra të një niveli më të lartë janë pjesë e një kurbe mësimi për skuadrën e tij, dhe është përpjekur të sigurojë tifozët se një rezultat më i mirë do të vijë kur Kina të përballet me Vietnamin në ndeshjen e saj të tretë të Grupit B, muajin tjeter. “Kam besim që lojtarët tanë do ta trajtojnë çdo ndeshje të mbetur në këto kualifikuese si ndeshjen e fundit të karrierës së tyre. Dhe ata duhet të kenë të njëjtin mentalitet,si kur luajnë kundër Japonise ashtu edhe ndaj Vietnamit”,është shprehur trajneri Li.