Në debutimin e Lionel Messit me PSG shkëlqeu lojtari më i përfolur i këtyre ditëve Kylian Mbappe. Francezi shënoi dy golat e fitores në transfertën e Reims, që konfirmoi parizienët në krye dhe me pikë të plota. Messi, i cili hyri në fushë në minutën e 66-të pas daljes së mikut të tij, brazilianit Neymar nuk la shumë shenjë në debutim.Kampionët në fuqi të Lillë morën fitoren e parë të sezonit. Pas 2 barazimeve dhe 1 humbje në tre javët e para,erdhi 3 pikëshi i parë në fushën e vet kundër Montpellier.