Paraolimpistët e Kinës vazhduan paraqitjen e tyre të mirë në Tokio 2020, duke grumbulluar 16 medalje ari të tjera të dielën dhe duke e mbajtur vendin në krye të rënditjes së medaljeve me 104 në total nga të cilat 46 ari. Britania e Madhe mban vendin e dytë me 23 medalje ari, ndërsa Shba rënditet e treta me 15 të tilla. Ndër ata që kanë spikatur më shumë deri tani mund të përmendim atleten Zhow Xia, e cila mori medaljen e artë në garën e 100 metrave duke vendosur edhe një rekord të ri botëror me 13 sekonda.Peshëngritësja Guo Lingling shkëlqeu në debutimin e saj në Lojërat Paralimpike. Ajo dominoi baterinë e femrave deri në 41 kg,duke vendosur me 105 kg të ngritura, rekord të ri paralimpik.