Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur grumbullimin për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Zyra e shtypit në FSHF bëri të ditur se gjatë paradites të së dielës stafi me një pjesë të lojtarëve kanë organizuar një seancë të lehtë stërvitore në një stadiumin e “Aktywna Warszawa”.
Deri tani të gjithë lojtarët e ftuar nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjet e shtatorit janë të gatshëm dhe nuk ka asnjë ndryshim. Kombëtarja do të ketë tre ditë të plota përgatitje para sfidës me polakët, që zhvillohet te enjten. (Fatosi)