Foto nga VCG
Radio Europa e Lirë njofton se shikuesve në ndeshjet e turneut të tenisit US Open, i cili do të nisë më 30 gusht në Nju Jork, nuk do t'u kërkohet të mbajnë maska ose të tregojnë dëshmi të statusit të tyre të vaksinimit kundër koronavirusit.
Tifozët në turne do të lejohen me kapacitet të plotë, një vit pas ndalimit të tyre për shkak të pandemisë.
Dr Brian Hainline, nënkryetar i Shoqatës së Tenisit në SHBA dhe anëtar i grupit të saj këshillues mjekësor, tha se organizatorët e turneut “janë duke u mbështetur në vullnetin e mirë të njerëzve”.
Duke folur për gazetarët, ai tha se njerëzit e pavaksinuar duhet të mbajnë maska dhe se pret që edhe shumë të vaksinuar t'i veshin ato vullnetarisht.
Lojtarët do të testohen për koronavirus kur të arrijnë në Nju Jork dhe më pas çdo katër ditë. Rezultati pozitiv do ta detyrojë lojtarin të izolohet për 10 ditë dhe të tërhiqet nga turneu. Një nga të preferuarat në garën e grave, amerikania Sofia Kenin, ka njoftuar të mërkurën se është tërhequr nga turneu, sepse është diagnostikuar me koronavirus, edhe pse është vaksinuar. (Fatosi)