Organizatorët e Lojërave të 14-ta Kombëtare Kineze kanë njoftuar se do të lejohen spektatorët.Komiteti Organizativ ka bërë me dije se spektatorët do të duhet të kenë me vete një test negativ të acidit nukleik bërë 72 orë para hyrjes në arenat e sporteve, ndërsa përpos testit ata që janë mbi 18 vjec duhet të paraqesin edhe çertifikatën e vaksinimit. Lojërat e 14-ta Kombëtare do të mbahen nga data 15 deri më 27 Shtator në provincën kineze të Shanxi.Disa nga sportet kryesore janë volejbolli,hendbolli,peshëngritja,mundja,gjimnastika,mundja etj.
Interi e nis me fitore sezonin,ndalet Juventusi
Kampionët në fuqi të Interit e nisën me këmbën e mbarë sezonin e ri në Itali me një fitore të thellë kundër Genoas. Ndeshje shumë pozitive për dy blerjet e reja të verës Calhanoglu dhe Dzeko që shënuan të dy.Fitore në frymën e fundit 1-2 e Atalantës në transfertën e Torinos. Bergamaskët shihen si pretendentë për fitimin e titullit bashkë me Juventusin dhe Interin,por nuk duhet nënvlerësuar as nënkampionja e sezonit të kaluar Milani.Juventusi e nisi me një hap falls sezonin në Udine.Bardhezinjtë fituan 0-2 pjesën e parë me gola të Cuadrados dhe Dybales por në pjesën e dytë u barazuan nga Udinese,që shfrytëzoi 2 gafa të portierit Szsesny.Jose Mourinho e nisi me fitore aventurën e tij të dytë italiane,me Romën që mundi 3-1 Fiorentinën.Debutim spektakolar për Abraham me fanellën e Romës që dha 2 asiste dhe dhuroi show në fushë.
Milani ndjek në merkato yllin e Cityt Bernardo Silva
Milani është skuadra italiane më aktive në këtë fund të merkatos.Pasi arriti marrëveshjen me Romën për Florenzin,kuqezinjtë janë shumë afër nënshkrimit me Bakayokon dhe sulmuesin e Monacos Pellegri.Megjithatë Milani nuk do të ndalet me kaq pasi objektiv është edhe një mesfushor me tipare sulmuese.Përpos emrave si Ziyech, Berardi apo Vlasic që kanë javë që qarkullojnë, në ditët e fundit mediat kanënxjerrë një tjetër emër që ka tërhequr interesin e kuqezinjve. ”Tuttomercatoweb” në Itali dhe “Daily Star” në Angli shkruajnë se bëhet fjalë për lojtarin e Man.Cityt Bernardo Silva. Një operacion shumë i vështirë, por duke parë vullnetin e lojtarit për tu larguar, mund të arrihet në bazë të një huaje dyvjeçare për pak më shumë se 15 milionë euro dhe një detyrim blerje të caktuar në 35 milionë.
Barcelona dhe Reali ndalen në barazim në javën e dytë
Barcelona vuajti shumë në javën e dytë të kampionatit spanjoll përballë Bilbaos në transfertë.Inigo Martinez kaloi në avantazh vendasit ndërsa Barcelona u zgjua vetëm në 30 minutat e fundit të takimit ku edhe arriti të barazojë me Memphis Depay. Kampionët në fuqi të Atleticos së Madridrit morën fitoren e dytë radhazi.Një gol i Correas mjaftoi per 3 pikët kundër Elches. Reali i Madridit u ndal në një barazim dramatik 3-3 në fushën e Levantes.Për madrilenët shënoi Bale dhe Vinicius Junior dopietë.
Bundesliga, mundet Dortmundi dhe fiton Bayerni
Freiburgu i shkakton humbjen e parë Borussias së Dortmundit në këtë sezon të Bundesligës duke e mundur 2-1.Bayerni mori trepikëshin e parë të sezonit me shumë vështirësi ndaj Kolnit në ”Allianz Arena”.Bavarezët fituan 3-2 me të pestë golat që u shënuan brenda 20 minutave,nga e 50-ta deri në të 71-ën.Gnabry me një dopietë dhe Lewandovski ishin autorët e golave për bavarezët. Merr kryesimin e kampionatit me pikë të plota në dy ndeshje Wolfsburgu, që fitoi 2-1 në fushën e Herthas së Berlinit.
Manny Pacquiao u mund në Las Vegas nga kubanezi Yordenis Ugas dhe tani përveç humbjes së titullit botëror në peshën “Welter” në versionin WBA, boksieri legjendar nga Ishujt Filipine rrezikon që ta mbyllë karrierën e tij të lavdishme me një humbje. Yordenis Ugas ishte dominues në pjesën më të madhe të duelit dhe me të drejtë dy gjyqtarë e vlerësuan me fitoren 116-112, ndërsa gjyqtari tjetër dha rezultatin 115-113.Kjo ishte humbja e tetë për Pacquiaon në 72 ndeshje në karrierë.