Ervin Baku ka 30 vite që ushtron profesionin e gazetarit. Drejton në RTSH emisionin sportive “60 minuta në fushën time”
Ka qenë i atashuar për shumë vite në Strasburg dhe Bruksel, pranë Këshillit të Europës, Parlamentit Europian dhe Gjykatës së të Drejtave të Njeriut. Aktualisht i atashuar permanent pranë UEFA-S dhe FIFA-S.
Ndër të tjera ai është Anetar i Bordit Kombëtar të Sportit në Shqipëri.
CMG: Ervin, si qëndron gjithnjë me ju energjia?
Ervin Baku: Energjia është që kur lind dielli. Që në momentin kur dita lind për mua lind edhe energjia dhe unë energji eksportoj gjithnjë.
CMG: Çfarë titulli mban jeta juaj?
Ervin Baku : Luftëtar! Kam prej 44 vitesh në këmbë, duke luftuar me jetën dhe për gjërat. Qëkurse jam ngritur në këmbë unë jetoj dhe e quaj patjetër veten luftëtar në ndeshjen e së përditshmes.
CMG: Fëmijëria juaj, si ka qenë ajo me ëndrra, me sakrifica apo një fëmijëri e qetë?
Ervin Baku : Fëmijëria ime ka qenë fantastike! Është në fakt vepër arti që të hidhesh në një familje të mire, për tu rritur i shëndetshëm. Falë Zotit, unë jam rritur nga dy prindër të mrekullueshëm. Kam pasur një fëmijëri me shume dashuri dhe përkushtim. Unë jam këtu në Shqipëri për ata, për t'iu qëndruar pranë . Sepse ata kanë bërë shumë për mua.
Pse them që u jam mirënjohës? Nëse unë nuk thoja të lutem, mua nuk më jepej një gotë ujë. Pra, ata më edukuan dhe orientuan drejt gjërave të duhura.
Në sport kam pasur fatin që të shkoj në stadium për herë të parë me zotin Agim Fagu dhe kam pasur fatin që ta prek atë magji që i vogël.
Sot e kësaj dite nuk është më çështje fati, tani mund të them me bindje se është punë dhe përkushtim.
CMG:Cila ngjarje ka shënuar jetën tuaj?
Ervin Baku : Mund të them që ka qenë një ngjarje shumë e rëndësishme për mua. Ardhja e ekipit të Francës në Shqipëri, ku unë shoqërova një gazetar të "Le Mond" për një javë. Unë isha i vogël, në vit të parë në fakultet dhe ndërkohë punoja dhe ai u mrekullua nga shërbimet e mia.
Kur ai iku në Francë e shpërndau numërin tim tek të gjithë kolegët e tij me shumë përshtypje pozitive dhe unë për 4 vite kam qenë përkthyes dhe shoqërues i parë për të gjjthe gazetarët që vinin në Shqipëri. Aty mu fut shiringa e patë dhe thashë " Unë do të bëhem gazetar sportiv ".
CMG :Ju vetë nxirrni mësime, por edhe jepni. Cilat janë këshillat për të rinjtë?
Ervin Baku: Jeta është gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti dhe duhet jetuar e plotë. Jetoni me gjjthe bukuritë e saj. Unë e thashë që jam luftëtar dhe jam me parimin: Rrëzohu 7 herë dhe ngrihu 8 herë, për të vazhduar e për të ecur përpara!
Mos merr gurin që ti biesh çdo qeni qe leh, sepse nuk arrin kurrë në destinacion! Të qenit i vërtetë është e rëndësishme dhe të mos nxitohen për të ngjitur shkallët ngadalë. Një gjë që para se ta arrish e ëndërron dhe jam i bindur që nuk ka asgjë të pamundur!
CMG:Cilat janë angazhimet e momentit?
Ervin Baku: Unë drejtoj emisionin "60 minuta në fushën time" me kampionët më të njohur në vendin tone, të cilët rrëfejnë historinë e tyre.
Vijoj të jem moderator në stadium në ndeshje të ndryshme dhe lëviz shumë. Jam gazetari i vetëm që kam lëvizur në të gjjtha stadiumet e Shqipërisë.
CMG: 5 vite përpara do të ndryshonit çfarë dhe 5 vite pas do të vijë çfarë?
Ervin Baku: Do të ndryshoja asgjë, sepse ajo që ndodhi ka ndodhur.
Unë shoh gjithnjë në të ardhmen dhe kam shumë plane të miat.
Dua për momentin të botoj një liber, që lidhet me emisionin " 60 minuta në fushën time".
CMG:A reflektoni shpesh me veten?
Ervin Baku : Jo! (Qesh) Nuk shquhem që mendoj shumë, por që guxoj shumë. E ardhmja ju takon atyre që guxojnë shumë, jo që mendojnë shumë.
CMG: A jeni i vetëkënaqur?
Ervin Baku : Kurrë! Unë edhe kur isha i sistemuar me para, nuk kam qenë i lumtur. Jam në kërkim të gjërave të reja. Mbaj mend, dikur shisja gazeta, ndërkohë që kisha të ardhura shumë të mira.
Nuk kënaqem dot me gjëra gati. Unë dua të guxoj!
CMG: Ju koleksionoi gazeta, cila është marëdhënia juaj me to?
Ervin Baku: Kur kam qenë i vogël, unë zgjohesha që në 5 të mëngjesit për të blerë gazetën sportive.
Në fakt, nuk koleksionoj vetëm gazeta, por edhe fanella sportive. Kam mbi 500 fanella dhe së shpejti dua të hap një muze me to.
Intervistoi: Megi Latifi