Me eleminimin e Teutës dhe Laçit në raundin e tretë të “Conference League” u mbyll edhe rrugëtimi i klubeve shqiptare në Europë. Pjesëmarrja e skuadrave shqiptare mund të cilësohet e suksesshme në aspektin sportiv, duke llogaritur se për të dytin vit radhazi kaluan të gjitha të paktën një tur. Kjo pa dyshim ka sjellë sukses edhe në aspektin ekonomik.Falë ecurisë së katër klubeve të Superiores, janë siguruar 3,06 milionë euro të ardhura nga premiot që cakton UEFA për pjesëmarrjen në aktivitetet e saj.Teuta është skuadra që siguroi më shumë, plot 1.1 milionë euro. Pas saj vjen Laçi me 850 mijë euro ndërsa Partizani e Vllaznia morën nga 550 mijë euro secila.