Gjimnastja kineze Guan Chenchen fitoi medalje të artë në traun e ekuilibrit për femra në Olimpiadën e Tokios të martën.
16-vjeçarja Guan e kryesoi garën me 14.633 pikë, e ndjekur nga shoqja e saj e skuadrës Tang Xijing me 14.233 pikë.
Gjimnastja amerikane Simone Biles mori medaljen e bronztë me 14.000 pikë.
Gjimnasti kinez Zou Jingyuan fitoi një medalje ari në paralele për meshkuj.
Zou e kryesoi garën me 16.233 pikë, i ndjekur nga gjermani Lukas Dauser me 15.700 pikë dhe turku Ferhat Arican me 15.633 pikë.
Xie Siyi mori medaljen e artë në kërcimin nga trampolina tre metra për meshkuj me 558.74 pikë.
Kjo ështe hera e gjashtë që ekipi kinez merr medalje ari në garën e hedhjes nga trampolina 3 metra për meshkuj. Xie u bë sportisti i pestë kinez që e fiton këtë garë.
Shoku i tij i skuadrës Wang Zongyuan mori argjendin me 534.90 pikë, i ndjekur nga Jack Laugher i Britanisë me 518.00.
Xie dhe Wang më parë fituan si çift medaljen e artë në kërcimin e sinkronizuar nga trampolina tre metra për meshkuj javën e kaluar, që ishte një fillim i shkëlqyeshëm për debutimin olimpik të 19-vjeçarit Wang. (Artan/Fani)